Zona ekonomike në Lumadh me interes për investitorë gjermanë dhe diasporën

VushtrriPostuar: 15:18 / 29.05.2018

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka pritur sot në zyrat e Komunës së Vushtrrisë investitor të jashtëm gjerman dhe pjesëtarë të diasporës sonë në Gjermani, të cilët kanë shprehur interesim për zonën ekonomike në Lumadh.

Kryetari Tahiri i informoi mysafirët për licencimin e Zonës ekonomike në Lumadh si dhe theksoi që kjo zonë është me interes strategjik për Komunën.

"Jemi të interesuar që në Zonën ekonomike të kemi biznese që krijojnë vende të reja të punës për të rinjtë e Vushtrrisë, si dhe që rrisin prodhimin dhe eksportin", ka deklaruar kryetari Tahiri.

Investitorët potencialë gjermanë të shoqëruar nga njerëz të diasporës sonë në Gjermani e që kanë themeluar tashmë biznes në Kosovë, prezantuan profilin e kompanisë gjermane, produktet dhe tregun e kësaj kompanie si dhe interesimin që kjo kompani të vendoset në Zonën ekonomike që po krijohet në Vushtrri.

Zona Ekonomike në Lumadh po zgjon interesim të madh tek kompanitë e ndryshme vendore e ndërkombëtare. Shumë shpejtë pritet të fillojnë investimet në infrastrukturë aty, ndërsa në muajt në vijim do të bëhet thirrja publike për vendosje të bizneseve në të. /InfoKomuna/