Vushtrria trajton 270 qenë endackë

VushtrriPostuar: 16:54 / 01.02.2018

Komuna e Vushtrrisë ka filluar fazën e dytë të trajtimit të qeneve endacak në territorin e Vushtrrisë.

Trajtimin e qenve endacakë po e bënë kompania e kontraktuar nga Komuna, transmeton InfoKomuna.

Mbikëqyrjen e zbatimit të këtij projekti po e bënë komisioni komunal i caktuar përmes kontratës së punës. 

Përmes këtij projekti i cili ka filluar vitin e kaluar, drejtori i Drejtorisë së Emergjencave dhe Mbrojtjes së Mjedisit në Komunën e Vushtrrisë, Bajrush Kosumi, tha se janë trajtuar gjithsej 270 qenë endacakë. /InfoKomuna/