VV, AAK e AKR i shkojnë mandatit deri në fund në Prishtinë

PrishtinëPostuar: 11:31 / 14.09.2017

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re do të jenë deri në fund të mandatit në bashkëqeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje në Prishtinë.

Ani pse në nivelin qendror VV është në opozitë, kurse AAK e ARK në pushtet, në kryeqytet këto tri parti kanë vendosur të jenë bashk deri në fund të mandatit.

Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen me 22 tetor, ndërsa fushata do të fillojë me 22 shtator. Atakimi i punës së Shpend Ahmetit për katër vite më së shumti pritet të vije nga LDK e PDK, ndërsa AAK e AKR pritet të shpalosin vetëm programin e tyre dhe do të jenë më të buta në akuza.

Shpend Ahmeti i Vetëvendosjes e mori drejtimin e Komunës së Prishtinës në fund të vitit 2013 dhe në koalicion me AAK e ARK hyri në fillim të marsit të vitit 2016, shkruan lajmi.net

“Jo, do te rrimë deri në fund, tash ka mbete edhe një muaj. Nuk mund ti lëmë disa punë pa u kryer. Bashkëqeverisja ka ecur  dhe po ecen mirë. Ndryshe, unë jam edhe bartës i listës së AAK-së për zgjedhjet lokale dhe për ne nuk prish asnjë punë që të rrimë deri në fund, ngase siç thash janë edhe disa punë”,  tha për lajmi.net, Gent Begolli, drejtor i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës nga radhët e AKK-së

Edhe partneri tjetër i koalicionit, AKR-ja është e vendosur që të përfundojë mandatin në Komunë. “I kemi projektet dhe duhet të përfundojnë, nuk kemi diçka konkrete nga partia jonë, apo ndonjë vendim nga VV-ja”, tha shkurt Ferat Makolli, drejtor i Bujqësisë nga radhët e AKR-së.

Ndryshe, pos Begollit dhe Makollit, drejtorinë e Kulturës po e udhëheqë Besar Vllahinja i AKR-së, i cili është edhe kandidat për asamblist nga kjo parti. Më 10 drejtoritë tjera ka udhëhequr VV-ja. /Lajmi.net/

Komente: 0 Parashikimi i moti për katër ditë 09:29 / 17.11.2017 Vorbulla ciklonike që ka depërtuar mbi Itali, me të ftohtin dhe reshjet e borës që solli në disa pjesë të rajonit, ditëve në vijim do të zhvendoset në lindje në jug të rajonit tonë dhe do të vazhdojë të sjellë në vendin tonë kushte për mot...
Komente: 0 KQZ-ja e gatshme për balotazhin 11:25 / 17.11.2017 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për mbajtjen e zgjedhjeve lokale, gjegjësisht për mbajtjen e raundit të dytë të zgjedhjeve në 19 komuna të Republikës së Kosovës, për garën e të parit të qytetit.
KlinëKomente: 0 Bashota i premton Gllarevës palestër sportive 11:20 / 17.11.2017 Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Klinës, Sokol Bashota, ka marrë mbështetje të fuqishme në njërin nga bastionet e kësaj komune, në fshatin Gllarevë të Klinës që përfshinë fshatrat Rigjevë, Stapanicë dhe Zabergjë, thekson...