Planifikohet ndërtimi i lagjeve të posaçme për të kthyerit nga Serbia

ZveçanPostuar: 09:15 / 23.03.2016

Në Prishtinë është mbajtur takimi i parë i sivjetmë i grupit punues për zgjidhjen afatgjate të çështjes së personave të shpërngulur nga Kosova.

Në takim, në të cilin kanë marrë pjesë përfaqësues ndërkombëtarë, nga Kosova, Serbia, Mali i Ziu e Maqedonia, është theksuar se kthimi i serbëve me mënyrën e deritashme nuk ka dhënë efekte, ka njoftuar rts.

Plani në ardhmen është që kthimi të organizohet përmes ndërtimit të lagjeve e njëra nga lagjet e para do të jetë "Lugina e Diellit” te Zveçani në veri të Kosovës, thotë televizioni publik serb.

"Do të ndërtojmë lagje dhe do të themi se përmes tyre do të shihet nëse do të mund të kthehen 1.000 deri në 1.500 njerëz në një lagje për të jetuar si duhet dhe dinjitetshëm. Kështu duhet të bëhet nga 10-deri në 15 vende e të shihet se cilat fonde janë të hapura për këtë’, ka thënë Dushan Kozarev zëvendësdrejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë./Kohanet