Zv.kryeministri Limaj dhe Ministri Hasani vizituan Zonën Ekonomike në Suharekë

SuharekëPostuar: 16:24 / 21.09.2017

Zv.kryeministri i Kosovës, z.Fatmir Limaj dhe Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, z. Bajram Hasani, sot kanë qëndruar në Komunën e Suharekës, me ç’rast kanë vizituar Zonën Ekonomike në Suharekë, transmeton InfoKomuna.

Ata gjatë kësaj vizite janë shoqëruar edhe nga kryetari i Komunës z. Sali Asllanaj, të cilët së bashku ishin në mesin e punëtorëve të Kompanisë së stiroporit “Graniti”, Kompanisë për prodhimin e elementeve të betonit “I.Seferi” dhe Fabrikën e Mobiljeve “Te Naseri”.

Limaj gjatë prononcimit për media ka thënë se Komuna e Suharekës do ta ketë gjithmonë mbështetjen e Qeverisë Haradinaj, pavarësisht asaj se kush do të jetë pas zgjedhjeve lokale ne krye të saj.

Ndërsa kryetari Asllanaj, ka falenderuar Zv.kryeministrin Limaj dhe Ministrin Hasani për vizitën e bërë dhe për premtimet që kanë dhanë në mbështetje të Zonës Ekonomike dhe shpresojë se do të shihemi shumë shpejt me projekte të reja rreth kësaj Zone.