Hekurudhat në veri vazhdojnë të menaxhohen nga Beogradi

Mitrovica Ver.Postuar: 15:41 / 12.12.2015
Të paktën këtë kontroll e ka në sistemin e hekurudhave në Veri të Kosovës.

 

Këtë e ka bërë të ditur edhe një njoftim i Hekurudhave të Serbisë, në të cilin thuhet se e gjithë infrastruktura hekurudhore në Serbi do t’i nënshtrohet të shtunën e të dielën mbrëma një rendi të ri të ngasjes, transmeton lajmi.net.

 

Në këtë raport thuhet se për herë të parë në këtë kuadër përfshihet edhe stacioni i Fushë Kosovës.

 

Në këtë njoftim thuhet se drejtori i Infrastrukturës Hekurudhore të Serbisë, Goran Maksiq, do të vizitojë sot stacionin në Leshak, Leposaviq, Sllatinë dhe Zveçan. Me këtë rast, ai do të pranojë raportin e shefave të këtyre stacioneve.