Aktivitete sensibilizuese në Prespë në mbrojtje të mjedisit

Postuar: 10:52 / 24.05.2018

Dje në Ditën Botërore të Breshkave, u zhvilluan disa aktivitete me nxënës shkollash në disa Parqe Kombëtare të vendit.

Dita Botërore e Breshkave është festuar për herë të parë në vitin 2000 nga“American Tortoise Rescue”. Kjo ditë synon të sjellë në vëmendjen enjerëzve dhe të rrisë njohuritë e respektin për breshkat, duke nxiturveprime njerëzore për të ndihmuar mbijetesën e tyre, shkruan ATSH.

Dita Botërore e Breshkave përkujtohet në mbarë botën në mënyra nga më të ndryshmet, si shpëtimi i breshkave të gjetura nëpër autostrada,aktivitete kërkimore apo veshjet festive si breshka.

Një aktivitet pati dhe në zonën e Prespës me nxënësit e shkollës9-vjeçare Goricë e Vogël. Nxënësit u njohën me faunën e zonës ngaspecialistët biologë të ADZM Korçë dhe vizituan  një prej 11 shtigjeveturistike, me emërtimin “Shtegu i Breshkave”.

Prespa është një zonë tepër e vizitueshme në periudhën e verës përnatyrën e saj të bukur, për faunën e rrallë tokësore dhe liqenore, përhistorinë dhe objektet e kultit tepër të veçanta.

Liqenet e Prespës në këtë sezon kthehen në plazhe të vegjël ku banorë të zonës por dhe  të huaj shfrytëzojnë ujërat e freskët të liqenit dhediellin e ngrohtë.