Banorët kërkojnë dëmshpërblimet për tokat e përmbytura në Kukës

Postuar: 14:33 / 09.01.2018

Banorët e tokave të përmbytura nga ujërat e liqenit të Fierzës u mblodhën në Kukës për të rinisur protestat për dëmshpërblimet.

Ata thonë se do t’i kërkojnë qeverisë të dalë me një vendim të veçantë për kompensimin e tyre.

Nëse kërkesat nuk realizohen banorët paralajmërojnë se do të vijnë në Tiranë për të vazhduar protestat.

Më shumë se 3 mijë familje u prekën nga përmbytjet e tokave pas ndërtimit të hidrocentralit të Fierzës.

Sot vetëm 350 prej tyre janë kompensuar duke i zhvendosur në Durrës e Lushnjë./abcnews.al/