Bashkia e Tiranës merr masa për sigurinë rrugore

Postuar: 12:17 / 07.09.2017

Skuadra të posaçme të bashkisë së Tiranës prej disa ditësh kanë nisur punën për vendosjen e kangjellave në hyrje daljet e paligjshme në rrugët kryesore të Tiranës, të cilat krijojnë trafik në qarkullim e mjeteve dhe janë burim aksidentesh.

Aksioni vjen në prag të vitit të ri shkollor dhe përfundimit të afatit 15-ditor që subjekte private kishin për tu pajisur me autorizim për krijimin e hyrjeve dhe degëzimeve në rrugët urbane.

Aksioni ka nisur nga aksi rrugor që nis nga sheshi “Skënderbej” dhe që shkon  në drejtim të autostradës, ku dhe janë konstatuar probleme më të mëdha në këtë drejtim. Aksioni është i bazuar në përcaktimet që bënë Kodi Rrugor dhe se veç këtij aksi rrugor ai do të shtrihet edhe në rreth 22 rrugë të tjera në Tiranë. Përjashtim deri më tani kanë bërë hyrjet dhe daljet e shërbimeve spitalore, shkolla apo hyrje në qendra të banuara.

Ndërkohë që të gjitha bizneset, të cilat e kanë pasur akses abuziv dhe të paautorizuara nga instancat përkatëse, do duhet të bëjnë një kërkesë në Bashkinë e Tiranës dhe më pas drejtoria përkatëse e transportit, e cila merret me monitorimin dhe përputhshmërinë ligjore të këtyre bizneseve në raport me aksesin që kërkojnë, do të marrë një vendim nëse këto biznese do kenë një akses në atë rrugë kryesore apo jo, apo do ketë një akses alternativ në rrugë dytësore.

Pajisja me autorizim për përdorimin e hyrjeve dhe degëzimeve ekzistuese ose të reja në rrugët urbane, apo rrugë-kalimet e automjeteve në trotuar, është detyrim ligjor.

Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një sërë hapash që synojnë të rrisin sigurinë e qytetarëve në rrugë, por edhe që i vijnë në ndihmë lehtësimit të trafikut, ku veç bllokimit të hyrje-daljeve në rrugët kryesore, ka vijuar puna edhe për vendosjen e kangjellave që orientojnë lëvizjen e qytetarëve në kryqëzimet kryesore.

Komente: 0 Tirana heq qeset plastike, i zëvendëson me të letrës 11:44 / 21.09.2017 Furrat e bukës në Tiranë do të heqin nga përdorimi qeset plastike, duke i zëvendësuar ato me qese letre. Bashkia e Tiranës nënshkroi dje një marrëveshje mirëkuptimi me Shoqatën e Prodhueseve të Bukës, Pastiçierisë dhe Brumërave, e cila ka 250...
Komente: 0 Shkup: Protestë kundër propozim-legjislacionit për gjuhën shqipe 09:40 / 14.09.2017 Më se 100 vetë janë tubuar mbrëmë para Parlamentit të Maqedonisë për të protestuar kundër propozim-legjislacionit për zgjerimin e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe në gjithë Maqedoninë, derisa ligjvënësit e kanë filluar debatin për...
Komente: 0 Tiranë: Përfundon ndërtimi i rrugës "Oxhakut" 13:49 / 21.09.2017 Dhjetë mijë banorët e zonës së “Oxhakut” në Njësinë 4 kanë një rrugë të re, me infrastrukturë nëntokësore, ndriçim dhe gjelbërim. Bashkia e Tiranës përfundoi në kohë rekord rikonstruksionin e plotë të Rr. “Imer...