Hapet sot për automjetet tuneli Panoramik i Pogradecit (Foto)

Postuar: 12:22 / 15.07.2019

Tuneli panoramik i Pogradecit, i cili i jep i jep Shqipërisë një nga trajektoret më të bukura turistike të rajonit, hapet sot për automjetet.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot foto të këtij aksi me rëndësi edhe për zhvillimin e turizmin në rajonin e Pogradecit.

“Mirëmëngjes dhe me tunelin panoramik të Pogradecit, që nga sot hapet për automjetet, ju uroj një javë të mbarë”, tha Rama.

Tuneli panoramik ka një gjatësi prej 1 km dhe mundëson hyrjen e denjë në qytetin e bukur turistik.

Aksi rrugor Lin-Pogradec është 16.5 km dhe ka standardin europian C1. /ATSH/