Ja cila lagje vizatoi peisazhin e Tiranës me ngjyra

Postuar: 10:14 / 17.01.2018

Një tjetër bllok pallatesh i janë bashkuar nismës së Bashkisë së Tiranës për shtimin e sipërfaqeve të gjelbra edhe brenda lagjeve.

Janë banorët e pallateve Alfa në njësisë Nr. 6 në kryeqytet të cilët sëbashku me administratorin e tyre Fatmir Malaj, kanë shfrytëzuar stinën e mbjelljeve

Bashkia e Tiranës ka ftuar qytetarët të bëhen pjesë e revolucionit të gjelbër duke Dhuruar Pemë për Tiranën! “Një Pemë Çdo Qytetar” apo “Dy Pemë Çdo Një Makinë” për ta bërë më të bukur e më të jetueshëm Kryeqytetin.

Parqet, Pylli Orbital dhe Kurora e Gjelbër e Tiranës janë paja më e mirë që mund t’i lemë brezave që vijnë, akti më domethënës i dashurisë për jetën dhe natyrën. Dhurimi mund t’i dedikohet një kujtimi a një gëzimi.

Fushata do të kurorëzohet në 21 Mars në Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve. Çdo ditë është një mundësi e artë për të vizatuar peisazhin e Tiranës me ngjyra, ajër të pastër e blerim.