KQZ nuk i heq mandatin këshilltarit bashkiak të Beratit

Postuar: 14:47 / 15.01.2018

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me 4 vota pro dhe tre kundër, vendosi të mos i heqë mandatin Florenc Xhindit, anëtar i këshillit bashkiak të Beratit nga ana e LSI-së.

Ka qenë administrata e KQZ ajo që kërkoi heqjen e mandatit të Xhindit, pasi fshehu dënimin për kalim të paligjshëm të kufirit.

Vetë këshilltari e deklaroi vetëm në 12 janar 2018, pasi KQZ kishte nisur verifikimet.

Kundër propozimit të administratës kanë qenëe 3 anëtarët e PS-së dhe ai i LSI-së. /Top Channel/