Mbetjet, në fshatrat e Vlorës shumë landfille ilegale

Postuar: 12:36 / 21.09.2017

Në 11 fshatrat e njësisë administrative Qendër në Vlorë, prej më shumë se dy muajsh nuk pastrohen mbeturinat. Në fshatin Babice, banorët thonë se nuk i hapin dot dritaret dhe se kanë frikë nga sëmundjet.

Njësia administrative  Qendër po pret hapjen e tenderit për firmën pastruese nga bashkia e Vlorës.

“Kemi dërguar një shkresë në bashkinë e Vlorës për prokurim publik , por asgjë nuk është bërë. Në po mundim të zgjidhim me mënyra alternative heqjen e mbetjeve , por mbetet shumë shqetësim për banorët derisa të zgjidhet një firmë pastrimi për heqjen e këtyre mbetjeve”, tha Margarita Koco.

Me ndarjen e re territoriale problemet si këto  përsëriten shpesh. Por deri në gjetjen e një zgjidhjeje afatgjatë, pirgjet anës rrugës nacionale dhe nëpër fshatra do të vazhdojnë t’i shqetësojnë banorët.