Ndërtuan kate shtesë pa leje në Dhërmi, shpallen në kërkim dy biznesmenë

Postuar: 14:15 / 15.08.2021

Dy pronarë të dy objekteve në Dhërmi janë shpallur në kërkim pasi kanë ndërtuar kate shtesë në kundërshtim me lejen e ndërtimit dhe projektin fillestar.

Policia e Himarës bazuar në informacionet e marra se dy shtetas që kishin ndërtuar dy objekte në Dhërmi kishin dalë jashtë projektit dhe lejes së ndërtimit pasi kishin ndërtuar kate shtesë, kanë ushtruar kontroll për verifikimin e dokumentacionit.

Si rezultat i verifikimit të dokumentacionit rezultoi se shtetasit S. P., 51-vjeç dhe K. B., 66-vjeç, në objektet në pronësi të tyre kishin ndërtuar kate shtesë, në kundërshtim me lejet e ndërtimit, të cilët janë shpallur në kërkim nga policia.

Blutë vijojnë punën për vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë që kanë përgjegjësi për mos kontrollin e zbatimit të projekteve fillestare të përcaktuara në lejet e ndërtimeve që këta shtetas kishin përfituar nga organet kompetente.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”. /TCH/

Komente: 0 Dita e fundit e fushatës për zgjedhjet lokale 2021 në Maqedoni 09:32 / 15.10.2021 Në prag të ditës së sotme të fundit të fushatës parazgjedhore për Zgjedhjet lokale më 17 tetor, partitë i vazhduan aktivitetet me takime me qytetarët duke premtuar, siç theksuan, projekte të qëndrueshme sipas situatave reale, duke theksuar se zgjedhjet janë me...