Në plazhin e Jalës shemben 9 objekte pa leje

Postuar: 13:17 / 18.09.2018

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur sot shembjen e nëntë objekteve të ndërtuara në zonën e Jalës.

Objektet me sipërfaqe të ndryshme dhe me lartësi një dhe dy katesh , kanë pasur funksione shërbimi, kryesisht në hoteleri.

Aksioni i IKMT ka nisur pasi më parë për këto objekte është bërë procesi i skualifikimit nga ana e institucionit të ALUIZNI-it duke u trajtuar si ndërtim i paligjshëm.

Pavarësisht kësaj, sërish IKMT ka bërë njoftimet sipas ligjit.

Në këtë aksion IKMT u mbështet edhe nga Policia e Shtetit.