Ornitologët: 500 flamingo në kripore

Postuar: 12:58 / 18.04.2016

Skuadrat profesionale të Muzeut natyror dhe Parqeve nacionale kanë vizituar nga mesi i saj javë Kriporen për të monitoruar gjendjen e biodiversitetit, shkruan “Pobjeda”.

Siç tha ornitologu Ondrej Vizi, është inkurajuese që në këtë zonë janë kthyer flamengot dhe që janë rreth 500 sosh.

Kësaj hapësire i bëri mirë mbushja e baseneve me ujë të detit, si dhe zbrazja e tyre e cila sot është në vijim.

“Shpendët filluan të kthehen, edhe pse, duke shikuar në tërësi, janë më pak se në periudhën kur Kriporja prodhonte kripë”, theksoi Vizi.