Pas Elbasanit, forcat speciale ”zbarkojnë” Vlorë

Postuar: 11:22 / 22.09.2017

Pas ”pushtimit” në Elbasan, forcat speciale këtë herë e kanë zhvendosur aksionin në Vlorë, bën të ditur Koha Jonë. Forcat Speciale kanë nisur një operacion në Vlorë për bllokimin e mjeteve luksoze si dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Efektivët kanë kryer një sërë kontrollesh në makinat luksoze. Drejtori i Policisë së Shtetit, Çako zhvilloi një takim dje me drejtuesit lokalë të Elbasanit nga ku paralajmëroi se Policia e Shtetit do të jetë në çdo qytet për të rivendosur rendin dhe qetësinë.

Operacioni në qytetin bregdetar vjen pas aksionit të zhvilluar dje në qytetin e Elbasanit.