Pushteti lokal mes “politikës” dhe qytetarit!

Postuar: 21:05 / 06.09.2017

Shkallën e demokratizimit të një shteti e cakton shkalla e decentralizimit të tij, e që do të thotë se në proporcion me nivelin e decentralizimit të një shteti është edhe demokratizimi i po atij shteti.

Maqedonia si shtet që doli nga një njësi federative si Jugosllavia një kohë të gjatë për shumë lloj arsye mbeti në tranzicion dhe assesi të bëhet një shtet funksional por mbi të gjitha shtet demokratik.

U munduan shumë që me lyerje apo fasadë ta paraqesin këtë shtet ashtu si do duhet të jetë në të vërtetë por duke harruar që brendësin nuk mundë ta fsheh asnjë lloj fasade sa do qoftë ajo e bukur edhe po qoftë më e bukur se fasada e barokut të Shkupit 2014 që harxhoi paratë e qytetarëve në mënyrën më të keqe të mundshme.

Këta improvizime për tu fsheh e vërteta e demokratizimit të këtij shteti që dikur paraqitej edhe si Oazë në Ballkan, sollën deri te konflikti i armatosur i vitit 2001, ngase në Shqiptarët mirë e dinim brendësin e këtij shteti.

Ndodhi çfarë ndodhi më në fund u vendos për Marrëveshjen e Ohrit si kompromis mes palëve, e një ndër shtyllat kryesore të saj ishte edhe Decentralizimi i pushtetit në Maqedoni, si mjet që do afronte më afër pushtetin me qytetarët dhe me të të gjithë ti realizojnë të drejtat e tyre.

Ishte diçka e re për këtë shtet dhe për qytetarët e vendit, tani më Komunat me ligj u bënë institucione shumë të rëndësishme ku qytetarët në mënyrë më të drejtpërdrejtë do të merrnin shërbime dhe do ti realizonin të drejtat e tyre.

Nga viti 2005 filloj ky proces i ri dhe në një masë të madhe i komplikuar, njëkohësisht edhe I rëndë, për arsye se ishte në kundërshtim me mentalitetin qeverisës në këtë shtet, dikujt i dukej se po humb pushtetin e me të edhe fuqinë në Nivel qendror, dikush mendoj që me këtë u zhbë Maqedonia se shqiptarët tani do kontrollojnë disa komuna dhe do bëhej Nami I madh gjithmonë sipas tyre, me çka në masë të madhe u pengu një proces tejet jetik për një shtet të cilin pretendojmë të gjithë ta kem.

Ky proces u minua në shumë shtylla, u bënë pengesa të panevojshme që sot po e pengojnë zhvillimin e mirëfilltë të pushtetit lokal por kjo nuk është fokusi I këtij shkrimi dhe do e analizojmë herëve tjera.

Komunat e reja sfidë e re...

 Tani më u krijuan komuna dhe zgjodhëm edhe kryetarët e tyre, fillim ishte shumë i vështirë për të gjithë si për punonjësit lokal ashtu edhe për Institucionet qendrore, me çka edhe u jep të drejtë kryetarëve të parë të zgjedhur pas fillimit të decentralizimit të amnistohen për punët e pa bëra e për të cilat ata Ishin zgjedhur.

Disa kryetarë punuan më mirë e disa pak më pak, dhe kështu kaloi edhe mandati i parë. Në mandatin e dytë u desh që të fillohet më me seriozitet të punohet në drejtim të asaj që synohej, por për shumë arsye në shumë sfera kishte prap ngecje edhe atë për shumë arsye që njohësit i dinë dhe i kanë identifikuar, por përveç pengesave të lartpërmendura, ishte edhe një pengesë që në fillim nuk dukej si shumë serioze por që doli të jetë një problem jo edhe i vogël për mos thanë shumë i madh, e ajo ishte “Politika.

Qytetari apo politika?!!

Komuna do duhej të jet dera e parë ku qytetari do troket për të realizuar një të drejt të tij që i garantohet me ligj dhe me Kushtetute, komuna si institucion dhe kryetari i komunës do duhej të jenë gjithmonë në shërbim të qytetarëve për çka është edhe i zgjedhur, duke u munduar që atyre tua lehtësoje jetën në vendbanime të ndryshme duke ju sjell shërbime komunale më të mira, arsim më të mirë, mbrojtje sociale më të mirë, çerdhe për fëmijët e shumë tjera.

“Politika” duke e vërejt që tani më Pushteti lokal është shumë I rëndësishëm nuk mundi që të qëndroj anash dhe mos të mundohet ta bëjë edhe një vegël plus për vete në mënyrë që partitë politike dhe personalitete Politike atë ta shfrytëzojnë në interes të tyre për të krijuar teren për skenën politike qendrore, dhe kështu komunat filluan të trajtohen si mjet për qëllime politike e jo si institucione shërbyese të qytetarëve. Tani më nuk shihet se çfarë kandidatësh për kryetarë komunash apo këshilltarë komunal të emërohen a do jenë ata të aftë të merren me një proceçs si është pushteti lokal apo ata do jenë persona Partiak të dala nga shtabet e ngushta qendrore të partive pa dallim pozitë opozitë, dhe në këtë mënyrë pushteti lokal u shndërrua në një betejë lokale për qërim hesapesh politike Qendrore.

Kryetarët e komunave tani më kanë devijuar nga qëllimi kryesorë i mekanizmit të quajtur Komunë, ata tani nga aj vend bëjnë politike të “madhe” sepse ata mundë të bëjnë më shumë se aq… kështu që ngulfatet qëllimi dhe qytetarët nuk marrin ata shërbime që u takojnë por se bëhen viktimë e politikës që është duke u zhvilluar në atë periudhë kohore. Shembull për këtë është edhe Komuna e Kumanovës, e cila si pasojë e konfliktit politik mes partive mbeti një komunë e izoluar dhe një ndër më pak të zhvilluarat viteve të fundit, ka edhe shembuj tjerë! Dy Shalqi nën një sqetull nuk mbahet! thotë populli.

Funksionarë të lartë partiak, kandidatë për kryetar Komunash!!!

Si pasoje e gjithë kësaj tani si kandidatë për kryetarë komunash kemi edhe Liderë partiak dhe funksionarë të lartë partiak si nga pozita ashtu edhe opozita, me çka ata në njërën apo tjetrën mënyrë e dëmtojnë një proces shumë jetik për qytetarët, nga se ne zgjedhjet lokale qytetarët votojnë për të pas shërbime më të mira sic I përmenda më lart, e nuk votojnë për çështje politike Nacionale të nivelit qendrorë dhe për atë arsye kemi edhe zgjedhje parlamentare, që partitë të masin veten në nivel qendror, e për nivelin lokal të kandidojnë persona që dinë si ti shërbejnë qytetarëve, që qytetarin do ta kenë prioritet kryesorë dhe për gjatë atij mandati ai do duhej të merret vetëm me atë problematikë, që të jetë më afër problemeve të banorëve, e jo të bëjë politika të “mëdha” nga fotelja e kryetarit të komunës. Sepse në të kundërtën qytetarët do i paguajnë dëmin më të madh duke mos marrë atë që u takon.

Ata që duan të merren me politikë të nivelit qendrorë mos të keqpërdorin pushtetin lokal si mjet por atë tua lënë atyre që do jen të gatshëm pandërprerë të jen ne shërbim të qytetarëve të tyre, ose nëse vendosin që ata të jen kryetarë komunash fokusin ta kthejnë nga komunat. Përndryshe humb kuptimin një proces shumë i rëndësishëm i cili me shumë vështirësi po funksionon në një shtet si Maqedonia ku mentaliteti shoqëror dhe politik është larg asaj që kanë vendet Perëndimore ku synojmë të jem edhe ne, ngase atje Decentralizimi është më shumë se i rëndësishëm, nuk mundë të paramendohet një shtet Evropian pa një decentralizim të mirëfilltë, ku gjithkush e di vendin e vet dhe punon për atë çka zotohet.

Kryetarët e Komunave nga dita që kandidohen dhe zgjedhën ata pranojnë të jenë shërbyes të qytetarëve të asaj Komune, dhe atij premtimi duhet ti qëndrojnë deri në fund. Ndërsa qytetarët mos të shohin shumë përkatësinë politike por duhet që në këto zgjedhje të votojnë për kandidatët më të përgatitur për ushtrimin e këtij funksioni me çka do të ngritët kualiteti i shërbimeve dhe gjithashtu do ngritët edhe standardi i jetesës në vend./InaOnline/

(Autori: Nuredin Ismaili)