Rindërtimi i Pediatrisë së Durrësit me investim prej 3 milionë dollarë

Postuar: 11:37 / 04.03.2020

Në Durrës vijojnë punimet për rindërtimin e Pediatrisë së Spitalit Rajonal. Lajmin e ka dhënë Kryeministri Edi Rama, i cili ka publikuar një video nga kantieri për rindërtimin e këtij spitali.

Ky është një investim i qeverisë shqiptare në vlerën 3 milionë dollarë. Kapaciteti në pediatrinë e re të Durrësit do të ketë 70 shtretër. Ndërsa punimet përfundojnë brenda 12 muajve.

“Mirëmëngjes, nga moria e kantiereve të shëndetësisë, Spitali i ri i Fëmijëve në Durrës është një arsye për ta nisur ditën me një buzëqeshje Kalofshi mirë sot”, shprehet Kryeministri Rama. /atsh/