Shqipëria ashpërson masat për ata që përdorin celularin në timon

Postuar: 14:37 / 19.11.2017

Duke folur për mediat në kuadër të fillimit të Javës së Sigurisë Rrugore, Drejtori i Policisë Rrugore të Shqipërisë, Mitat Tola, deklaroi se po ndërmerren masa që synojnë uljen e numri të aksidenteve rrugore dhe rritjen e sigurisë.

Ai theksoi se policia tashmë ka rreth 20 radarë të lëvizshëm, të cilët do të mundësojnë kontrolle të vazhdueshme në territore të ndryshme, transmeton Shekulli.

Sa i takon ndryshimeve në Kodin Rrugor, drejtori i Policisë Rrugore tha se synohet ashpërsim i masave për drejtuesit e mjeteve që përdorin celularin në timon.

Policia Rrugore ka qenë iniciatorë e ndryshimeve në Kodin Rrugor, tha Tola. Besoj se zhvillimet e trafikut dhe qarkullimit rrugor, ku me avancimin e madh të teknologjisë edhe është më e vështirë të mbahen nën kontroll drejtuesit e mjeteve, e kanë bërë të nevojshme që ne të kalojmë në një fazë tjetër. Përdorimin e celularit nuk mund ta parandalojmë me masën ndëshkimore që kemi ne sot. Po kështu edhe ashpërsimi i masave ndëshkimore do të bëjë që të ulët numri i rasteve të përdorimit të celularit në timon, duke sjellë kështu edhe ulje të numri të aksidenteve.

Komente: 0 S’deklaruan shpenzimet e fushatës KQZ gjobit PD, PS dhe LSI 17:01 / 12.12.2017 KQZ ka gjobitur PD, PS dhe LSI me nga 1 milion lekë gjobë, për mosdeklarim të shpenzimeve financiare në fushatën e zgjedhjeve të 25 qershorit. Ndërkohë, nga 2 milionë lekë janë gjobitur PDIU dhe SFIDA për Shqipërinë.