Shqipëria, Kroacia dhe Mali i Zi kërkojnë zgjidhje për ndotjen e bregdetit

Postuar: 12:02 / 21.02.2018

Ndotja e bregdetit dhe nevoja për marrjen e masave urgjente mblodhi në një takim ministrat e Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kroacisë.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi ka pasur një takim me homologët e tij, kroatin Tomislav Coric dhe malazezin Pavle Radulovic, në Dubrovnik më datë 20 shkurt. Ata diskutuan për gjetjen e zgjidhjes për ndotjen e detit, informon agjencia kroate e lajmeve HINA.

Të tre shtete janë  nënshkruese të Konventës së Barcelonës ku nënvizohet rëndësia e një mjedisi të pastër dhe turizmit.

Në takim është shqyrtuar si i rëndësishëm implementimi i një plani për menaxhimim e mbetjeve të zonës së Mesdheut në mënyre qe të ulin nivelin e ndotjes.

Ministri Klosi dhe homolegët e tij ranë dakort për nevojën e një bashkpunimi më të ngushtë në linjë me marrëveshjet e mëpërparshme, gjithashtu për të aplikuar bashkë për kërkimin e fondeve tek Bashkimi Europian, apo në Fondin Global për Mjedisin dhe financimin e projekteve të tyre.

Ministri Tomislav Coric tha se Kroacia është e gatshme të asistojë teknikisht Shqipërinë dhe Malin e zi dhe të ndajë informacione nga programi TAIEX i Komisionit të Europes për të ndihmuar ato me legjislacionin e menaxhimit të mbetjeve.

Ministrat e vëndeve fqinjë do të takohen përsëri gjatë prillit në Zagreb, dhe pastaj në Shqipëri në korrik, shkruan HINA.