Udhëtim në bukurinë e egër shqiptare

Postuar: 13:11 / 22.09.2018

Nëse kërkon peizazhe pak të populluar, me pamje rrënqethëse, atëhere Shqipëria është zgjedhja më e mirë me malet e saj të larta si në veri edhe në jug, shkruan gazeta suedeze “Expressen.se” në reportazhin që ia dedikon natyrës në Shqipëri.

Ne zgjodhëm të shkojmë drejt jugut, përgjatë lumit Vjosa me ujërat e tij të kaltra dhe të mrekullueshme, që rrjedhin nga veriu i Greqisë dhe që në anën e Shqipërisë tërheq shumë të pasionuar me varka gome.

I gjithë turi kushton vetëm 600 krona suedeze (57 euro), përfshirë drekën dhe gjithë udhëtimin, kjo aventurë është gjithashtu shumë e mirë për fillestarët.

Në këtë zonë udhëtuam në rrugë shumë të pjerrëta, me kthesa të forta që gjarpëronin nëpër malet deri pranë kufirit me Greqinë, për të vazhduar më pas në male edhe më të larta në lindje.

Në majën më të lartë gjetëm dëborë në fund të korrikut, por në këto zona jetojnë shumë pak njerëz kështu që është mirë që pushimi të bëhet në qytezat si Leskoviku dhe Erseka, që kanë gatime shumë të mira.

Liqeni i Ohrit, një vaskë me ujë të freskët rrethuar nga malet

Shqipëria nuk është vetëm larje në ujin e kripur të detit, pasi në juglindje gjenden dy liqene të mëdhenj dhe të thellë, Ohri dhe Prespa, që jo vetëm është shumë i mirë për të bërë plazh por është gjithashtu ndër më të vjetrit në botë.

Ohri është shumë i madh dhe i rrethuar nga male të larta që ngjason si një vaskë e bukur përgjat brigjeve të Adriatikut, e mbushur me ujë të freskët.

Pak më shumë se gjysma e liqenit i përket Maqedonisë. Në anën shqiptare, qyteti i qetë i Pogradecit është destinacioni kryesor turistik, me plazhe të gjata me rërë, që arrijnë deri në qendër të qytetit dhe ura shumë të këndshme.

Syri i Kaltër, një zhytje në mes të freskisë

Syri i Kaltër është një eksperiencë unike në Shqipëri, pasi gjithnjë e më shumë turistë të huaj kalojnë këtu një shkëputje nga jeta e detit në Sarandë.

Këtu vihet duke kaluar në rrugën që gjarpëron në malet e larta mes Sarandës dhe Gjirokastrës, duke paguar një biletë të lirë hyrjeje dhe më pas të ecësh për rreth 50 metra në një rrugë me zhavorr për të arritur në burimin e thellë të Syrit të Kaltër, i cili duket vërtetë si një sy nga i cili burojnë sasi të mëdha uji të ftohtë dhe kristal të pastra që krijojnë menjëherë një lumë.

Gjatë verës mund të bësh një zhytje në ujërat akull të ftohtë të burimit. Disa tabela të drejtojnë për tek një platformë në anë të malit nga e cila mund të bësh zhytje. Më pas mund të hani një drekë të mrekullueshme në një prej restoranteve që ndodhen aty.

Plazhi mitik i Gjirit të Gjipesë

Jemi me fat që kemi veshur atlete në vend të shapkave gjatë ecjes tonë prej gjysmë ore në shtegun që zbret malin e gjelbërt për në plazhin mitik dhe të pabanuar të Gjipesë, që me të drejtë konseiderohet si më i bukuri në Rivierën Shqiptare.

Por, djersitja dhe mundi për të arritur deri këtu shpërblehet me qindra metra plazh të bukur me gurë të bardhë dhe uji kristal të pastë dhe me ngjyrë të kaltër.

Por sot nuk je më aq vetëm në këtë zonë. Shumë persona zbersin deri këtu me ndihmën e automjeteve 4×4, janë ngritur disa restorante të thjeshta për të ngrënë dhe sipër plazhit ndohet një kamp ekologjik i zhytur në gjelbërimin që krijon një pykë mes grykave të maleve. /atsh/