Vështirësohet lëvizja në Rrugën e Kombit

Postuar: 13:56 / 20.09.2021

Ndryshimi i motit dhe reshjet intensive të shiut kanë shkaktuar probleme në Kukës.

Reshjet kanë sjellë rënie gurësh dhe inertesh në rrugën e Kombit. Për pasojë u bllokua një krah i rrugës nga Kukësi drejt Tunelit të Kalimashit.

Lëvizja e automjeteve ishte e vështirë në orët e mëngjesit dhe të paradites.  Kjo situatë është krijuar edhe për shkak të mungesës së rrjetave mbrojtëse në një krah të rrugës duke mos ndaluar rënien e gurëve dhe inerteve./tvklan/

Komente: 0 Dita e fundit e fushatës për zgjedhjet lokale 2021 në Maqedoni 09:32 / 15.10.2021 Në prag të ditës së sotme të fundit të fushatës parazgjedhore për Zgjedhjet lokale më 17 tetor, partitë i vazhduan aktivitetet me takime me qytetarët duke premtuar, siç theksuan, projekte të qëndrueshme sipas situatave reale, duke theksuar se zgjedhjet janë me...