Federata arsyeton rezultatet e dobëta me mungesë të infrastrukturës

Postuar: 11:25 / 18.12.2017

Melisa Zhdrella e Dren Ukimeraj e kanë përfaqësuar Kosovën në kampionatin evropian të notit në pishinë të shkurtër, që të dielën përfundoi në Kopenhagë të Danimarkës.

Zhdrella garoi në 50 metra bretkosë dhe 50 metra krol, ndërsa Ukimeraj në 50, 100 e 200 metra krol dhe 50 metra shpinë.

Federata e Notit të Kosovës rezultatet e dy notarëve i ka cilësuar të mira. Por po ashtu i ka cilësuar si jo në nivelet e pritshmërisë “duke pasur parasysh se në disa disiplina notarët nuk kanë arritur të përmirësojnë rezultatet personale”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Si të gjitha federatat, FNK-ja nuk ka marrë përgjegjësinë për rezultatet e dobëta. Fajin natyrisht e ka hedhur diku tjetër.

Melisa Zhdrella në 50 metra krol (stil të lirë) pati kohë prej 29.25 sekonda. Ishte e fundit prej atyre që garuan, ndërsa koha e parafundit më e dobëta ishte 27.06 sekonda. E fundit Zhdrella ishte edhe në 50 metra në stil bretkosë. Koha e saj ishte 35:01 sekonda, ndërsa e parafundit pati kohë 32.60 sekonda.

Komente: 0 Roma e Lazio vihen pas Ademit 12:41 / 15.01.2019 Skuadrat nga Serie A, Roma dhe Lazio kanë shprehur interesim për mesfushorin e Dinamo Zagrebit, shqiptarin Arijan Ademi, kanë njoftuar mediumet kroate.