FFK-ja premton ndihmë par klubet në telashe

Postuar: 17:20 / 08.04.2020

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka vendosur t’iu dalë në ndihmë klubeve të futbollit në vend, të cilat janë prekur financiarisht nga pandemia koronavirus. FFK-ja bën me dije se dëshiron që sezoni 2019/20 të rinisë por për këtë do të vendosë në përputhje me udhëzimet e autoriteteve shtetërore dhe UEFA-n.

Këshilli Ekzekutiv i FFK-së mbajti një takim të mërkurën, i cili u drejtua nga presidenti i shtëpisë së futbollit kosovar Agim Ademi, për të diskutuar rreth gjendjes në futbollin vendor gjatë pandemisë, raporton Gazeta Express.

Sporti në gjithë botën është pezulluar për kohë të papërcaktuar. Njëlloj edhe Ipko Superliga dhe ligat e tjera në futboll në vend u pezulluan në fillim të marsit, për shkak të rrezikut nga sëmundja Covid-19.

Nuk është e qartë nëse do të rinisë sezoni apo jo, ose kur do të nisë nëse ndodh. Por klubet e Superligës janë prekur tashmë financiarisht në mungesë të të ardhurave nga zhvillimi i ndeshjeve dhe sponsorët.

Ferizaj u ankua ditë më parë se ka katër muaj që nuk i paguna lojtarët dhe stafin e klubit, në mungesë të të hyrja.

Por FFK-ja është zotuar se do t’i ndihmojë klubet me mjetet e rezervuara për projektet e veta.

“KE duke parë gjendjen e vështirë që po përballen klubet e futbollit, ka marrë vendim që nga mjetet e veta duke rrezikuar edhe projektet e saj, të ndihmojë të gjitha klubet si ndihmë për të zbutur sa do pak hallet edhe ashtu të vështira të tyre. KE e  bën të qartë për të gjithë që këto mjete janë ekzistenciale”, ka thënë FFK-ja në një komunikatë për media.

Në komunikatë shkruhet tutje se: “KE diskutoi për rifillimin e garave kur të lejohen me ligj nga shteti, duke qenë ithtar që garat të përmbyllën në kohë të rregullt. Por gjithsesi është e kuptueshme që për këtë nuk vendos FFK-ja, por për shkak të gjendjes në të cilën gjendet Kosova, vendosin organet shtetërore dhe varësisht nga vendimet e tyre varen edhe vendimet e FFK—së.  KE edhe pse është për rifillimin e garave dhe përfundimin e tyre, do të ndjekë situatën me kujdes dhe në rast se gjendja rëndohet dhe vjen deri te vendimi për ndërprerje të garave, atëherë FFK-ja do të ndjek me përpikëri udhëzimet e UEFA-s.” /Gazeta Express/

RahovecKomente: 0 Përurohet fusha sportive në shkollën “Gëzim Hamza-Piktori” në Rahovec 11:07 / 14.03.2024 Sot, kryetari Smajl Latifi, së bashku me shefin e Zyrës Komunale për Komunitete dhe Kthim, Lendrit Qelin, nënkryetarin Fatmir Iska në praninë e mësimdhënësve dhe nxënësve përuruan fushën sportive në SHFMU “Gëzim Hamza-Piktori”, e cila është investim i...