Një shkëmbim i madh mes Chelseat dhe Atleticos

GjakovëPostuar: 13:57 / 02.07.2015

Kampioni aktual i Ligës Premier, Chelsea dhe ish-kampionët e Spanjës, Atletico Madrid janë duke menduar për një shkëmbim të madh.

Kampioni aktual i Ligës Premier, Chelsea dhe ish-kampionët e Spanjës, Atletico Madrid janë duke menduar për një shkëmbim të madh.

Dy skuadrat që kanë marrëdhënie jashtëzakonisht të mira, po mendojnë të futen në negociata për një shkëmbim të madh mes dy lojtarëve.

Super sulmuesi francez, Antoine Griezmann është një dëshirë e madhe e Jose Mourinhos dhe mund të përfundoi te Chelsea që po e kërkon tash e disa kohë.

Ndërkohë nga Londra pritet largimi i kolumbianit Juan Cuadrado i cili është i destinuar për tu rikthyer në Serie A.

Në orët e para të ditës së enjte, Atletico Madrid është interesuar seriozisht për kolumbianin dhe mediat angleze raportojnë se mund të ndodh një shkëmbim mes dy klubeve.

Chelsea pritet të ofroj rreth 35 milionë euro si dhe kolumbianin Cuadrado që ta bind Atleticon ta lë të lirë Griezmannin.

Ende nuk ka ndonjë përgjigje zyrtare nga dy klubet, por në rast se ndodh ky shkëmbim, atëherë padyshim që do të ishte shkëmbimi i vitit.