Fiton Gjilani, Ferizaj – Llapi ndajnë pikët

GjilanPostuar: 22:26 / 23.10.2016

Gjilani ka shënuar fitore në shtëpi kundër skuadrës së Hajvalisë në kuadër të xhiros së dhjetë në Superligën e Kosovës në futboll.

Vendasit e filluan takimin për mrekulli, pasi kaluan në epërsi qysh në minutën e 2 pas autogolit të shënuar nga Qëndrim Sjediu, raporton Koha.net.

Pas kësaj fitore Gjilani arrin në kuotën e 16 pikëve dhe mban vendin e gjashtë. Kurse Hajvalia është e fundit me vetëm 5 pikë.

Kurse ndeshja tjetër Ferizaj – Llapi nuk kishte fitues, përderisa munguan edhe golat.

Ekipet morën nga një pikë pas barazimit 0 me 0.

Pas këtij barazimi Ferizaj mban vendin e 9 me 6 pikë, ndërsa Llapi është lartë me 19 pikë në vendin e katërt.