Gjilani - Ferronikeli, duel për t’i ikur barazhit

Postuar: 09:40 / 13.04.2018

Gjilani dhe Ferronikeli pak xhiro më parë synim kishin titullin e kampionit të Kosovës në futboll.

Por rezultatet e xhirove të fundit kanë bërë që të dyja skuadrat të mendojnë për diçka tjetër në këto shtatë xhirot e fundit - t'i ikin ndeshjes së barazhit, ku në rast të humbjes skuadrat bien në një ligë më të ulët, shkruan sot Koha Ditore.

Gjilani zë vendin e shtatë me 39 pikë, kurse Ferronikeli pozitën e pestë me 40 pikë dhe skuadrat janë pesë, përkatësisht gjashtë pikë nga pozita që dërgon në ndeshje barazhi - e nënta që aktualisht mbahet nga Vëllaznimi.

Dhe njëra nga këto skuadra, Gjilani apo Ferronikeli ka rastin t'i ikë sado pak kësaj "të keqe". Të dyja skuadrat takohen të premten (sot, 15:00) në stadiumin e qytetit të Gjilanit dhe hapin xhiron e 27-të të Vala Superligës në futboll.