Kamenicë: Fillojnë punimet për rregullimin e palestrës sportive

KamenicëPostuar: 18:03 / 14.07.2016

Sot, Komunën e Kamenicës e vizitoi përfaqësuesi i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Refki Osmani, i ngarkuar me punimet rreth përfundimit të fazës së fundit të ndërtimit të palestrës së sportit në Kamenicë.

Drejtorja për Kulturë, Rini dhe Sport në Kamenicë, znj. Venera Dërmaku Rexha, tha se ndjehet e lumtur që më në fund po përmbushet edhe një premtim i Kryetarit Begzad Sinani duke përfunduar punimet finale në Palestër të Sportit dhe njofton sportistët e komunës tonë se nga dita e Hënë e javës së ardhshme do të filloj punën firma e kontraktuar.

ndërsa në vjeshtën e këtij viti Palestra Sportive do të jetë e gatshme për aktivitete sportive, me ç’rast edhe e falënderon MKRS-në për mbështetjen e dhënë në realizim të këtyre punimeve./InfoKomuna/