Kelmendi fillon rehabilitimin në Slloveni

Postuar: 11:57 / 20.09.2017

Trajneri Driton Kuka ka njoftuar se Kampionia Olimpike në xhudo, Majlinda Kelmendi, ka filluar rehabilitimin në Slloveni tek mjeku Mit Braçiq.

Një javë më parë Kelmendi u operua shkaku i lëndimit që pësoi në këmbë gjatë garave në Botërorin e Xhudos që u mbajt në Budapest në muajin gusht.

“Matjet muskulore u kryen si paramasa për ecje tutje në rehabilitim!
Federata e xhudos u përkujdes për shpenzime të operimit e punën e operimit Doktor Florini e ka ba si gjithmonë pa pagesë”, ka njoftuar Kuka.

“Komiteti Olimpik i Kosovës do përkrah Kampionen Olimpike rreth rehabilitimit në Slloveni dhe jemi faleminderues, poashtu edhe inciativa e KOK për sigurime Shëndetësore për Sportistët Elitar do jetë një impuls i ri për përkujdesjen shëndetësore të Sportistëve”, ka shtuar ai.

“Ekipi ynë në krye me Majlindën pretendon medalje në Tokyo 2020 dhe drejt Olimpiadës jemi të mobilizuar që së pari të fitojmë së paku 3 Norma Olimpike e mandej Caku medalja Olimpike!