Këta janë kundërshtarët e Prishtinës dhe Dritës në raundin e dytë në Conference League

Postuar: 09:15 / 16.07.2021

Me triumfin e mbrëmshëm ndaj Decic, Drita është kualifikuar në raundin e dytë kualifikues të garës më të re evropiane, Europa Conference League. Gjilanasit triumfuan 3:1 me rezultat të përgjithshëm, duke triumfuar 2:1 në shtëpi dhe 1:0 në udhëtim.

Por, në raundin e dytë kualifikues, ish-kampionen e Kosovës do ta presë punë shumë e vështirë. Ata do të ndeshen me ekipin e njohur holandez, Feyenoord, shkruan Gazeta Express.

Megjithatë, Drita do të synojë të shkojë sa më lart që mundet dhe të provojë kualifikimin në fazën e grupeve të kësaj gare. Ndeshja e parë mes tyre zhvillohet më 22 korrik në Prishtinë, kurse ajo e kthimit një javë më vonë në Holandë.

Përveç Dritës, në këtë raund do të garojë edhe kampionia e Kosovës, Prishtina. “Plisat” u mposhtën në raundin e pare kualifikues të Champions Leagues nga Ferencvaros dhe tani do të garojnë në raundin e dytë kualifikues të Conference League.

Në këtë raund, ata do të përballen me klubin uellsian, Connah’s Quay Nomads. Ata u eliminuan në raundin e parë të Champions Leagues nga Alashkert. Ndeshja e parë mes tyre luhet më 20 korrik në Prishtinë, kurse ajo e kthimit nëntë ditë më vonë.

Komente: 0 Nora Gjakova fiton medaljen e artë në Tokio 13:14 / 26.07.2021 Nora Gjakova ka fituar medaljen artë në kategorinë deri në 57 kilogramë, duke shkruar kështu historinë për Kosovën, pasi është e dyta brenda garimit në këto Lojëra Olimpike që po mbahen në Tokio.
Komente: 0 Nora e Akili në garë për medalje olimpike 09:36 / 26.07.2021 E hëna mund të jetë një ditë historike për Nora e Akil Gjakovën. Dy xhudistët nga Peja janë në luftë për medalje në ngjarjen më të madhe sportive, Lojërat Olimpike.