Licencohet Federata Kosovare e Biliardos

Postuar: 16:29 / 15.12.2017

Edhe një federatë e re licencohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Ministri Kujtim Gashi i dorëzoi licencën për zhvillimin e veprimtarisë Federatës Kosovare të Biliardos deri në vitin 2020.

Ministri Gashi gjatë takimit me kryetarin e kësaj federate, Veton Dyla, diskutoi për aktivitetet dhe organizimet sportive që zhvillohen në Kosovë nëbiliardo dhe hapat konkretë që duhen ndërmarrë në të ardhmen, përfunksionalizmin e garave në këtë sport në gjithë Kosovën, përcjell InfoKomuna.

Kryetari Dyla e informoi ministrin Gashi për gjendjen e tanishme dhe aktivitetet që organizohen në Kosovë dhe klubet e biliardos që ekzistojnë në qytete të ndryshme të Kosovës.

“Licencimi i kësaj federate ka përqëllim mënjanimin e të rinjve nga rruga dhe të merren me sport e merekreacion dhe në angazhimin e tyre për të nxjerrë talente që Kosova tëpërfaqësohet në gara ndërkombëtare dhe në këtë aktivitet”, tha ministri.

Ndërkaq, kryetari Dyla hapin e ndërmarrë nga ministria evlerësoi jashtëzakonisht duke e konsideruar edhe si një mirënjohje dhepërkrahje drejtpërdrejtë nga shteti për komunitetin dhe ata që e duansportin e biliardos. /InfoKomuna/