Ahmeti përkrah sportistët rinj

LipjanPostuar: 16:18 / 22.09.2017

Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti sot ka pritur përfaqësuesit e shkollës “Prof Futboll & Roni 19” njëherit edhe përfaqësues të klubit Minatori të cilët e kanë njoftuar Kryetarin Ahmeti me rezultatet e arritura, ku ky klub ka zënë vendin parë U11 në nivel të Kosovës.

Në këtë rast Kryetari Imri Ahmeti ka përgezuar përfaqësuesit Abedin Hazrolli dhe trajnerin Faruk Statovcin për të arrituar e këtij klubi, transmeton InfoKomuna.

Ai në njejtën kohë u ka premtuar përkrahje të vazhdueshme si dhe ka siguruar se vitet në vijim do të investoj në pëmirësimin e infrastrukturës sportive në Magurë në mënyrë që të këta rinjë dhe të sportistët e tjerë të zhvillojnë aktivitetet e tyre në kushte dhe hapësira të standarteve të larta. /InfoKomuna/