Majlinda Kelmendi operohet me sukses në ligamentin kryqëzor (Foto)

Postuar: 14:04 / 15.09.2017

Xhuditsja kosovare, Majlinda Kelmendi sot ka kryer me shumë sukses operacionin e saj në ligamentin e kryqëzuar.

Shkaku i lëndimit në ligamentin kryqëzor, në ndeshjet e fundit, xhudistja pejane nuk ka pasurparaqitje të mira.

Trajneri i saj Driton Kuka ka njoftuar përmes profilit të tij në Facebook e ka cilësuar këtë ditë si njërën nga më të lumturat në jetën e tij, teksa nuk ka harruar t’i falënderoj edhe ata që ndihmuan operimin.

Postimi i Driton Kukës:

“Për ditëlindjen time sot lajmi i mirë është që ajo që më ka ba krenar ka kalua operimin me sukses të plotë!

Doktor Florini të faleminderit ty nga zemra!

Sot Kampionja Olimpike dhe Xhudistja më e mirë e Planetit operoj Ligamentin Kryqëzor me sukses!

Ajo të cilës ju kam frikësuar gjatë garave ajo edhe kishte ndodh,Majlinda kishte pësuar lëndim gjatë garës në Budapest!

Disponimi i saj pas operimit është i mirë si në foto dhe dhëntë Zoti të tejkaloj sfidën me sukses dhe të rikuperohet sa më shpejt!

Rehabilitimin do e vazhdoj në Slloveni tek njeriu që edhe herën e parë e kishte rehabilituar për gara Mitja Bračič

Së bashku drejt Tokios që është caku final i Majlindës!”