Majlinda Kelmendi, trajneri i saj dhe kryetari i Federatës pajisen me pasaporta diplomatike

Postuar: 10:54 / 21.05.2018

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u ka ndarë pasaporta diplomatike Majlinda Kelmendit, Driton Kukës dhe Agron Kukës.

“Në mënyrë solemne, sot kam ndarë pasaportën diplomatike për xhudisten e artë, Majlinda Kelmendin, për trajnerin, Driton Kuka, dhe kryetarin e Federatës së Xhudos, Agron Kuka”, ka shkruar Thaçi në Facebookun e tij, ku edhe i ka bashkëngjitur fotografitë e rastit të ndarjes së pasaportave.

Tutje, Thaçi ka shkruar se Majlinda është ambasadorja më e çmuar e vendit tonë dhe personifikon suksesin e Republikës së Kosovës në botë. /InfoKomuna/