Costa nuk do ta zëvendësojë Riberyn

ObilicPostuar: 13:53 / 02.07.2015

Drejtori sportiv i Bayern Munichut, Matthias Sammer, ka përgënjeshtruar njoftimet se klubi e ka blerë Douglas Costanpër ta zëvendësuar Franck Riberyn.

Drejtori sportiv i Bayern Munichut, Matthias Sammer, ka përgënjeshtruar njoftimet se klubi e ka blerë Douglas Costanpër ta zëvendësuar Franck Riberyn.

24-vjeçari ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me bavarezët, të cilët i kanë paguar Shakhtar Donetskut 30 milionë euro për të.

Problemet me lëndime të Riberyt kanë bërë që të spekulohet se 32-vjeçari mund të largohet nga Allianz Arena, madje se ai edhe mund ta përfundojë karrierën.

“Sa i përket Franck Riberyt, i cili është i lënduar qe një kohë të gjatë, mendoj se është mungesë respekti ndaj tij (të thuhet se Costa është blerë për ta zëvendësuar)”.

“Ai është i lënduar nuk mund të stërvitet me skuadrën, por është akoma lojtar i Bayern Munichut”.

“Ne do ta presim, ai e ka mbështetjen tonë të plotë dhe shpresojmë që të kthehet i shëndetshëm sa më shpejtë që është e mundur”.

“Douglas Costa nuk ka ardhur për ta zëvendësuar dikë”, ka sqaruar Sammer.