Organizohet turneu i boksit për nder të Pavarësisë

Postuar: 16:02 / 12.02.2019

Për ta shënuar 11-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Federata e Boksit të Kosovës, e ka organizuar turneun e 11-të ndërkombëtar të boksit, ku do të marrin pjesë boksierë nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia.

Meçet e turneut “Pavarësia” do të zhvillohen të shtunën, më 16 shkurt, në orën 12:00, te Pallati i Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, shkruan Gazeta Express.

Në kuadër të këtij turneu ndërkombëtar, i cili zhvillohet çdo vit për nder të pavarësisë së Kosovës, do të zhvillohen meçe mes boksierëve të rinj si dhe atyre profesionistë.

Në mesin e të rinjve në këtë turne janë: Fatlind Ternava dhe Edison Smajli, të cilët garojnë në kategorinë -56 kilogramë dhe Riaf Konushevci dhe Almi Roci në kategorinë e peshave -64 kilogramë.