Besa arrin marrëveshje me Arben Beqirin

PejëPostuar: 23:55 / 21.06.2016

KF Besa ka bërë edhe një goditje në afatin kalimtar, pas lëndimit të papritur të legjendës së skuadrës, Valmir Bytyqi.

Burime të “GazetaOlle.com” konfirmojnë që klubi pejan ka arritur marrëveshje me portierin e Trepçës ’89, Arben Beqiri.

Zyrtarizimi dhe prezantimi i Beqirit nën fanellën e klubit nga Peja, pritet të bëhet gjatë ditëve në vazhdim.

Ky pritet të jetë përforcimi i fundit i Besës, para fillimit të edicionit të ri.