Peja pëson në debutimin në FIBA Europe Cup

PejëPostuar: 22:17 / 19.10.2016

Klubi i basketbollit Peja ka debutuar me humbje në FIBA Europe Cup.

Pejanët u mposhtën 85:76 nga klubi rumun Cluj.

KB Peja ishte në epërsi deri në periudhën e fundit, të cilën rumunët e fituan me 14 pikë epërsi për të fituar ndeshjen në përgjithësi.

Peja bën pjesë në Grupin G bashkë me Clujin, Petrolinan dhe Gaziantepin.