Prishtina eliminohet nga Besa në çerekfinale të kupës së Kosovës

PejëPostuar: 15:34 / 15.03.2017

Besa e ka eliminuar Prishtinën nga Kupa e Kosovës duke e mposhtur me rezultat 1-0. Trajneri gjerman i Prishtinës, Lutz Lindemann, ka qenë i zhgënjyer me eliminimin e skuadrës së tij në çerekfinale të DigitAlb Kupës së Kosovës.

“Pas autogolit të pranuar, humbëm kontrollin e lojës. Nervozizëm patëm jo vetëm ne, por edhe lojtarët e Besës. Ata fëmijët prapa portës nuk e kthenin topin në fushë, luanin mes veti, ajo ska kuptim, kjo ndodh vetëm në Kosovë. Sa i përket kampionatit, i kemi edhe 12 lojë, në fundjavë luajmë me Dritën, duhet dhënë gas dhe të shohim çka do të ndodh në fund”, tha Lindemann për “Super Sport Kosova.