"Liridoni" nga Podujeva dërgon në prova në Austri nëntë futbollistë

PodujevëPostuar: 20:34 / 19.11.2016

Në kuadër të bashkpunimit me klubin austriak, Asv Salzburg, Shkolla e Futbollit “Liridoni” nga Podujeva nga data 01.12 – 11.12.2016 do të dërgojë në prova futbollistë të gjeneratave të reja të klubeve të ndryshme kosovare.

Falë këtij bashkëpunimi, futbollistëve u janë mundësuar provat te skuadra tjetër, SV Grödig.

Futbollistët që do të udhëtojnë për prova në kuadër të SHF Liridoni janë: Valmir Veliu (2000 – SHF Liridoni), Riza Zhdrella (2000 – KF Prishtina), Dionis Zhdrella (2000 – KF KEK-u), Albion Osmani (2001 – KF KEK-u) dhe Altin Zejnullahu (2001 – KF KEK-u).

Futbollistët do të jenë në Austri me datat 2-5 dhjetor.

Ndërkohë, nga datat 7-10 dhjetor do të udhëtojë grupi i dytë i futbollistëve.

Fjala është për: Edvin Hodolli (2005 – KF 2 Korriku), Elton Krasniqi (2005 – KF 2 Korriku), Arlind Beshiri (2004 – KF KEK-u) dhe Riad Bajrami (2003 – KF KEK-u), shkruan Gazeta Sheshi.

Gjithsesi, kjo është mundësuar edhe falë agjentit të lojtarëve në Austri, Afrim Çunaku, i cili gjithashtu është pronar i firmës D&D Hausbetreung në Salzburg, bashkëpuntor në SHF Liridoni.

Me këtë rast, SHF Liridoni falënderon Çunakun në emër të gjithë futbollistëve për kontributin e dhënë në këtë drejtim.

Ndryshe, SHF Liridoni vitin e kaluar kishte marrë pjesë në një turne në Salzburg dhe paraqitja e mirë u ka hapur rrugë te klubet austriake që të provojnë talentë.

Kjo Shkollë në mesin e 20 ekipeve pjesëmarrëse nga shtatë shtete të Evropës zuri vendin e tretë.

Shkolla nga Podujeva është ftuar sërish të marrë pjesë në turneun Internacional 2017 në Salzburg.