Llapi pa shikues ndaj Drenicës në Stadiumin "Zahir Pajazi"

PodujevëPostuar: 15:54 / 28.10.2016

Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur se Komisioni për Inspektimin e Objekteve Sportive, i ka dhënë dritën jeshile stadiumit “Zahir Pajaziti” në Podujevë, shkruan Llapi.info.

Kështu, përballja Llapi- Drenica do të luhet të dielën në stadiumin e qytetit të Podujevës “Zahir Pajaziti”.

Për herë të parë këtë sezon, Llapi do të luaj si vendas në stadiumin e rinovuar me bari sintetik.

Mirëpo “Legjendat” nuk mund të jenë prezent në këtë përballje pasi që Llapi u dënua nga FFK për incidentin e ndodhur në xhiron e 9- të në përballje me Feronikelin ku gjyqtari Erduan Baliqi mbeti i lënduar nga një tifoz./Llapi.info/InfoKomuna/