Prishtina humb rast prej mbi 50 mijë eurosh në BAT

Postuar: 11:27 / 18.12.2017

Klubet kosovare vazhdojnë të humbasin raste në Tribunalin Arbitrar të Basketbollit (BAT) të FIBA-s.

Në vitet e kaluara raste kanë humbur Peja e Sigal Prishtina, ndërsa Peja aktualisht e ka të ndaluar transferimin e lojtarëve pasi ka borxhe prej 150 mijë eurosh ndaj lojtarëve, trajnerëve e menaxherëve të huaj, shkruan sot “Koha Ditore”.

Prishtina kishte humbur raste edhe në të kaluarën, por kishte arritur marrëveshje me palët që e kishin paditur. Së fundi e ka humbur edhe një rast, ndaj basketbollistit lituan, Aurimas Kiezha. Ai ka luajtur për Prishtinën në edicionin 2013/14.

“Është një vendim i BAT-it për Kiezhan, prej më shumë se 50 mijë eurosh, por që nuk është definitiv. BAT-i ka kërkuar nga Prishtina që të arrijë marrëveshje me lojtarin për obligimet ndaj tij. Nëse nuk arrihet marrëveshja atëherë hapi i parë është ndalimi i transferimit të lojtarëve. Një ndalesë të tillë tashmë e ka Peja”, ka thënë kryetari i FBK-së, Erolld Belegu.

I kontaktuar nga gazeta, Kiezha nuk ka dashur të komentojë për rastin e fituar ndaj Prishtinës.

Komente: 0 Roma e Lazio vihen pas Ademit 12:41 / 15.01.2019 Skuadrat nga Serie A, Roma dhe Lazio kanë shprehur interesim për mesfushorin e Dinamo Zagrebit, shqiptarin Arijan Ademi, kanë njoftuar mediumet kroate.
Komente: 0 Borean e braktisin seniorët, garën e vazhdon me juniorë 12:54 / 14.01.2019 Plot gjashtë lojtarë janë larguar nga klubi i basketbollit Borea në afatin kalimtar dimëror, që përfundoi të shtunën. Kështu klubi pejan ka mbetur pa lojtarë seniorë, por do të vazhdojë të garojë në Superligë. Garën në Superligë do ta...