Stadiumi i Prshtinës nuk do të hapet as në qershor

PrishtinëPostuar: 10:09 / 19.04.2018

Punimet në stadiumin e qytetit të Prishtinës pritet të përfundojnë në muajin qershor. Dhe, klubi Prishtina por edhe Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) shpresonin që menjëherë apo edhe para përfundimit të plotë të rinovimit të organizonin ndeshje.

Por të mërkurën është konfirmuar se ndeshja e parë mund të luhet nga fundi i korrikut apo fillimi i gushtit, shkruan sot Koha Ditore.

Prishtina shpresonte të luante dy-tri ndeshjet e fundit kampionale, kurse FFK-ja shpresonte të organizonte të paktën finalen e Kupës së Kosovës. Në plan kishte edhe një miqësore të përfaqësueses A.

Ditë më parë, UEFA kishte paralajmëruar këtë, madje ka vënë në pikëpyetje edhe ndeshjen e parë të Kosovës në Ligën e Kombeve që luhet më 10 shtator. Shqetësim tjetër i UEFA-s është se kush do të menaxhojë me stadiumin pas rinovimit të tij.