Përleshja mes tifozëve të Yllit dhe Bashkimit [Video]

PrizrenPostuar: 09:07 / 31.10.2016

Ndeshja e fundit në orar në Basketbollin e Kosovës në mes të Golden Eagle Ylli e Bashkimit nuk ka kaluar pa incidente.

Sfida mes Yllit e Bashkimit, e cila u zhvillua në palestrën “13 Qershori”, është ndërprerë për pak minuta pasi tifozët vendas filluan të hidhnin shishe në drejtim të tifozit të Bashkimit.

E gjitha kjo kishte ndodhur kur një tifoz i Bashkimit, i cili gjendej poshtë në parket prapa koshit, kishte brohoritur ‘Bashkimi, Bashkimi’. Kjo irritoi tifozët vendas, të cilët siç shihet edhe në video, filluan të gjuajnë me shishe në drejtim të tifozit mysafirë.

Kjo situatë u krijua 28 sekonda para fundit të takimit, ku më pas policia Kosovës largoi gjithë tifozët nga palestra dhe skuadrat zhvilluan sekondat e mbetura pa praninë e tyre, ku në fund triumfoi Bashkimi me rezultat 95:89.