Roma pas Aubameyang

PrizrenPostuar: 13:58 / 02.07.2015

Skuadra italiane Roma, është në kërkim të sulmuesve dhe emri më i ri në listën e tyre është gabonezi Pierre Emerick Aubameyang.

Skuadra italiane Roma, është në kërkim të sulmuesve dhe emri më i ri në listën e tyre është gabonezi Pierre Emerick Aubameyang.

Sulmuesi afrikan pritet të largohet nga klubi i tij aktual Borussia Dortmund, pasi gjermanët nuk do të luajnë në Ligën e Kampionëve.

Aubameyang edhe më parë ishte në shënjestër të Romës, por zgjodhi t’i bashkohet Dortmundit në vitin 2013 nga skuadra franceze St Etienne.

Roma po mendon që të dërgoj një ofertë rreth 20 milionë euro për yllin e verdhezinjve.

Për 27-vjeçarin interesim kanë shprehur edhe skuadra tjera evropiane si Inter, Arsenal dhe Liverpool.