Zyrtare: Bashkimi e transferon këtë basketbollist

PrizrenPostuar: 14:09 / 21.09.2016

Bashkimi i Prizrenit vazhdon prurjet e reja në ekip. Lojtari i fundit që i është bashkuar kësaj skuadre, është Marco Popoviq që vjen nga Mali i Zi, raporton Gazetaolle.com.

Popoviq më parë ka qenë reprezentues i shtetit fqinjë ndërkohë që për shumë vite ka qenë edhe kapiten i Buduçnoostit.

Ai ka përvojë edhe në Adriatik League, Eurcup dhe Eurochallange.

Bashkimi gjatë ditës së djeshme është përforcuar edhe me Kejuan Johnson, që edhe më herët në Bashkim, përderisa kanë nënshkruar edhe me alo-qendrën amerikane Kayte Locke shkruan GazetaOlle.com.

Bashkimi ka arritur marrëveshje edhe me Mikaile Tumsic i cili do të llogaritet si lojtarë vendor pasi ka lindur në Pejë. Ky i fundit ka luajtur te skuadra malazeze Lovcen. /Olle