Crouch thërret Shaqirin te Stoke (Foto)

SkënderajPostuar: 14:02 / 02.07.2015

Xherdan Shaqiri, ende nuk ka vendosur nëse do të largohet nga Interi apo jo.

Ylli kosovar është duke shqyrtuar ofertën e klubit anglez Stoke City, që ka ofruar plot 17 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e Xherdan Shaqirit.

Ndërkohë legjenda e klubit anglez, sulmuesi Peter Crouch ka mbështetur klubin për ta transferuar Shaqirin.

Fillimisht Crouch ka shkruar në ‘twitter’, gabim emrin e Shaqiri. “Shaquiri”, por pastaj ka sqaruar.

“E di që kam shkruar gabim emrin, por un mendoj se nënshkrimi me të është i drejt”, shkroi Crouch.

Gjatë këtyre ditëve mbetet të shihet nëse Shaqiri do të pranoj transferimin në Ligën Premier.