KV Partizani fitues i trurneut "Kupa Adem Jashari"

SkënderajPostuar: 08:57 / 06.03.2017

KV Partizani nga Tirana ka fituar turneun në volejboll "Kupa Adem Jashari" i organizuar në kuadër të manifestimit Epopeja e UÇK-së.

Në finale të turneut KV Partizani ka mundur KV Drenica R&Rukolli dhe është shpallur fitues i edicionit të 16-të kësaj ngjarjeje të rëndësishme sportive.

Fituesve u janë ndarë medalje dhe kupa sportive nga organizatorët, nga përfaqsuesit e FVK-së dhe Komunës së Skenderajt.

Me prezencën e tyre, turneun e kanë nderuar edhe Kryetari i Kërçovës Fatmir Dehari dhe Nënkryetari i Skenderajt Fadil Nura.

Edicioni i 16-të i turneut edhe këtë vit është mbajtur për dy ditë radhazi në Skenderaj dhe në të kanë marrë pjesë: KV Partizani, KV Shutova, KV Prishtina Voley dhe KV Drenica R&Rukolli.
/InfoKomuna/