KB “Vitia” zhvillon ndeshje miqësore me pjesëtarë të Ushtrisë Amerikane

VitiPostuar: 14:18 / 30.05.2016

Me nismën e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, në shkollën e mesme teknike profesionale “Jonuz Zejnullahu” në Viti është zhvilluar sot një ndeshje miqësore në basketboll në mes të Klubit të Basketbollit ” Vitia” me Klubin “ USA Force Basketball”-klub ky i cili përbëhet nga pjesëtarë të ushtrisë Amerikane.

Këtë ndeshje të basketbollit e kanë vizituar i pari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti si dhe Drejtoresha e DKRS-së, Kaltrina Sylejmani.

Përndryshe edhe pse KB “ Vitia” ka një karrierë realitivisht të ri në basketboll vlerësohet se klubi në fjalë gjatë kësaj ndeshje ka treguar një profesionalizim të lartë./InfoKomuna/